Rama publikon pamjet nga by-pass-i i Gjirokastrës: Ka marrë edhe vulën e UNESCO-s (FOTO LAJM)

Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamjet nga kantieri i ndërtimit të by-pass-it të Gjirokastrës.

Përmes një postimi në Facebook, Rama shkruan se by-pass-i ka marrë edhe vulën e UNESCO-s dhe do të çlirojë më tutje zonën historike nga makinat.

“MIRËMËNGJES ?

dhe me kantierin e bajpasit të shumëpritur të Gjirokastrës, i cili tanimë ka marrë edhe vulën e UNESCO-s dhe do të çlirojë më tutje zonën historike nga makinat, duke i dhënë gjithnjë e më përparësi këmbësorëve, ju uroj një ditë të mbarë?”, shkruan Rama./albeu.com/