Zinedine Zidane është gati të punojë në vetëm 4 klube në botë, ai refuzon të shkojë në Premier League

Zizou ka prioritetet e veta. Zinedine Zidane është gati të punojë vetëm në katër klube në botë.

Sipas RMC Sport, përveç Real Madridit, trajneri mund të prezantohet edhe te PSG, Bayern apo Juventus. Zidane nuk dëshiron të punojë në Premier League, shkruan albeu.com.

Vihet re se gjatë negociatave të Zinedine me PSG-në nuk ka qenë problem fakti që trajneri ka lindur në Marsejë. Gjatë karrierës së tij si lojtar, do ta kishte të vështirë ta imagjinonte veten me fanellën e PSG-së, por tani ai e merr me qetësi këtë çështje. G.D /albeu.com/


Shtuar 21.09.2022 19:09