Çfarë ndodhi? Eduart Grishaj përfundon në spital

Arbana Osmani, si gjithmonë shumë aktive në faqen e saj në Instagram, ka postuar momentet më pikante dhe të rëndësishme të javës që lamë pas.

Por mes albumit gjendet edhe një foto e Eduart Grishajt i cili ndodhet në spital.

“Kjo javë në të gjitha ngjyrat e saj”, shkruan Arbana krah fotos, duke mos dhënë detaje të tjera mbi gjendjen e regjisorit, bashkëshortit te saj.

Mes fotove të tjera Arbana ka ndarë edhe momente nga dasma e saj vetëm pak muaj më parë. Dasma e tyre ka qenë shumë private dhe pamjet e publikuara në rrjete sociale kanë qenë shumë të pakta, pasi edhe të ftuarve u ishte ndaluar postimi në rrjete sociale i momenteve ose ambjenteve nga dasma.


Shtuar 22.08.2023 13:50