Dy makina “gëlltiten” nga një gropë me ujë të nxehtë (VIDEO)

Dy makina janë “gëlltitur” nga një gropë e mbushur me ujë të nxehtë, e cila u hap papritmas ditën e sotme në Rusi.

Automjetet, njëri tip “Toyota Corolla Spacio” dhe tjetri Nissan Juke përfunduan brenda “kraterit” të krijuar në Novosibirsk, një nga tre qytetet më të media të Rusisë.

“Dy makina janë fundosur plotësisht. Është e tmerrshme, ”tha një dëshmitar okular për NGS, një media lokale.

Kur ndodhi incidenti dy makinat ishin parkuar jashtë një qendre biznesi e për pasojë nuk pati të lënduar.

Fotot e publikuara në media tregojnë kalimtarët e rastit të shohin kuriozë  gropën e krijuar ndërsa punonjësit mundohen që të çlirojnë makinat.

Avulli ishte i dukshëm në vrimë, e cila u shkaktua nga një shpërthim tubi nëntokësor i ujit të nxehtë jo shumë larg nga teatri dhe opera historike e qytetit.

Një sërë aksidentesh të ngjashme kanë ndodhur në qytet. Muajin e kaluar makina, autobusë dhe kamionë u bllokuan pasi u hapën gropa në rrugët e qytetit.


Shtuar 13.10.2021 20:44

Tags: