Ibrahimovic lë pas Milanin, suedezi aktor në filmin e njohur (VIDEO)

Zlatan ibrahimovic është gati për debutimin e tij në filmin e njohur.

Siç dihet prej nëj viti, ylli suedez do të aktrojë për herë të parë në një film, pasi është pjesë e kastit të kapitullit të ri të “Asterix and Obelix”.

Sulmuesi 40-vjeçar i milanit do të luajë centurionin romak, “Caius Antivirus” në filmin e ardhshëm “Asterix and Obelix: The Middle Kingdom” dhe madje pritet që roli i tij në komplot të mos jetë i vogël.

Traileri i parë për aventurën e re të “Galatians” është publikuar dhe tashmë është bërë viral me paraqitjen e Zlatanit, i cili është paraqitur si në betejë ashtu edhe në një moment hyjnizimi nga luftëtarët e tij. Filmi pritet të dalë më 1 shkurt 2023./ h.ll/albeu.com


Shtuar 26.09.2022 11:37