Berisha kërkon dorëheqjen e Alibeajt, zbardhen diskutimet në mbledhjen e Grupit të PD

Grupit i Partisë Demokratike ka zhvilluar këtë martë mbledhjen e thirrur nga kreu i Grupit të PD, Enkelejd Alibeaj.

Mësohet se ish-kryeministri Sali Berisha ka kërkuar dorëheqjen e Alibeajt.

“Rishiko pozicionin sepse ti punon kundër PD për interes të Bashës, i cili kontrollohet nga Rama”, ka thënë Berisha, duke shtuar: “Përbashkimi i PD-së ka patur vështirësi, por ekziston një vullnet i gjerë si në baze si te deputetët për t’u bashkuar dhe për të zhbëre përçarjen, por po ju them në këtë kontekst u shpreh publikisht  se në PD pranojmë kryetarin e grupit edhe pse ne 11 dhjetor është i shkarkuar nga detyra.

Duheshin bërë hapa në këtë drejtim. Por një njeri dha dorëheqjen, iku qe pasoi një zinxhir ngjarjesh. Ai mbart me vete te vërteta te hidhura si dosjen ruse, për shembull.

Unë e kam mohuar vete, por dolën gabim të dhënat që kisha unë. Por ka edhe një gjë tjetër. Pa asnjë tagër, Alibeaj padit PD-në në gjykatë. Padit nje proces që demokratet e kanë pranuar. Yuri kim ka bërë presion në gjykatë”./albeu.com


Shtuar 12.04.2022 13:40