Kryebashkiakja e Dimalit përfundon në SPAK

Kryebashkiakja e Dimalit, Juliana Memaj ka përfunduar në Prokurinë e Posaçme kundër krimit dhe korrupsionit. Memaj është paraqitur në SPAK pasi akuzohet për “Shpërdorim detyre” dhe “Falsifikim dokumentash”.

Gjykata e Beratit e ka çuar në SPAK dosjen për të hetuar kryebashkiaken e Demalit. Memaj akuzohet se në vitin 2020 Bashkia i ka prishur pronën familjes Baho nga fshati Poshnje dhe pronën ja kanë dhënë një personi tjetër. Ka qenë pikërisht familja Baho që ka bërë edhe denoncimin ndaj Memajt.

SPAK është kthyer në lajm ditor kohët e fundit. Ditën e djeshme u paraqit në këtë institucion ish-kryetari i Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu për një kallëzim që është bërë ndaj tij nga Rakip Suli. Po ditë më parë, edhe kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli u paraqit në SPAK. Drejtori i DPSHTRR, Blendi Gonxhe u paraqit në SPAK, duke mos treguar arsyen por la të kuptohej se nuk kishte të bënte me detyrën e tij. /albeu.com


Shtuar 28.07.2022 13:27