Kamioni del nga rruga e përmbyset, shoferi ende brenda mjetit

Një aksident ka ndodhur pasditen e sotme në aksin Elbasan-Librazhd.  Burimet bëjnë me dije se kamioni ka humbur kontrrollin duke devijuar nga rruga.

Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur policia dhe ambulanca, por është kërkuar edhe ndihma e zjarrfikësve.

Zjarrfikësit po ndihmojnë në nxjerrjen e drejtuesit jashtë kamionit, i cili ndodhet në anë të rrugës.

 


Shtuar 12.06.2021 17:11