Çështja e Saimir Tahirit rikthehet në Gjykatën e Posaçme të Apelit

Dosja në ngarkim të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri dhe ish-zyrtarit të lartë të policisë Jaeld Çela është regjistruar në Gjykatën e Posaçme të Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Gjykata e Lartë vendosi rikthimin e çështjes për shqyrtim te një trupë tjetër e Gjykatës së Posaçme me argumentin se gjatë procesit kundër Saimir Tahirit ka pasur shkelje procedurale.

Kujtojmë se në vendimin e zbardhur Gjykata e Lartë thotë se gjyqtarja Albana Boksi, ishte në konflikt interesi pasi ka shqyrtuar çështjen e Taulant Haxhiraj në një procedim të lidhur me atë të ish-ministrit, duke nënkuptuar kështu se trupa gjykuese kishte në përbërje gjyqtarë që s’mund të merrnin pjesë në gjykim.

Në argumentet e saj, gjykata thekson se prokuroria i dha fakteve penale cilësim të ndryshëm nga akuza. Në vendim theksohet edhe se GJKKO gaboi, pasi nuk i dha mundësinë Tahirit të mbrohej për akuzën e shpërdorimit të detyrës.


Shtuar 25.11.2021 09:17