U kap “mat” me Sheilën, Kledi i jep fund lidhjes me partneren gjermane? (FOTO LAJM)

Partnerja e Kledit, Khaoula Selmi u bë e njohur për publikun shqiptarë ndërkohë që i dashuri i saj ishte banor i “Big Brother VIP”.
Ajo doli në një intervistë në mediat shqiptare ku zbuloi se kishin 6 vite bashkë dhe çdo gjë shkonte për mrekulli.

Por Kledi nuk thontë të njëjtën gjë nga shtëpia e “Big Brother” nga ku shprehu pëlqimin për Beatrixin dhe zhvilloi një takim me të. Kjo u duk se penalizoi Kledin i cili u eleminua menjëherë pas takimit, shkruan Albeu.com.

Në intervistat më pas ai tha se çdo gjë shkonte shumë mirë me të dashurën pasi doli nga “BB VIP” dhe se lidhja e tyre vazhdonte.
Por së fundmi ata nuk ndiqen më në Instagram dhe madje shumë foto me njëri-tjetrin i kanë fshirë.

Kujtojmë se Kledit i dolën disa ditë më parë foto me Sheilën, me të cilën ishin bashkë në “BB VIP”.

Por përflitet se ata kanë së bashku një projekt artistik prandaj kjo nuk mund të jetë arsyeja e prishjes së marrëdhënies së Kledit me partneren gjermane./albeu.com/


Shtuar 21.12.2021 11:33