Ngritja dhe rënia e menjëhershme e Alexandre Pato, braziliani që bënte jetën e Adriano “perandorit”

Alexandre Pato dikur ishte djali i artë i futbollit evropian, me Milan që bëri një lëvizje të rëndësishme për ta sjellë atë në Itali nga Brazili. Tani, pas një karriere që ka parë sa më shumë publicitet jashtë fushës, aq edhe sukses në të, braziliani më në fund ka treguar anën e tij të historisë.

Pasi ka shijuar një rilindje në karrierë me Orlando Cityn në MLS, ku është çiftuar mirë me Nanin, Pato ka më shumë qartësi në ngjarjet që ndoshta e penguan atë të arrijë potencialin e tij me kuqezinjtë.

“E di se çfarë po mendoni, e kam dëgjuar për 10 vjet”, ka shkruar Pato në “The Players’ Tribune”.

“Çfarë ndodhi me Paton? Pse Pato nuk e fitoi Topin e Artë? Pse Pato ishte gjithmonë i dëmtuar? Këtyre pyetjeve duhet t’u kisha dhënë përgjigje shumë kohë më parë. Kishte kaq shumë thashetheme, sidomos në Milano. Unë bëra shumë festë, nuk kisha dëshirë, jetoja në një botë fantazi, isha thjesht një fëmijë. A bëra shumë festë? Jo aq sa do të donin të besoni.”

Siç ka ndodhur me një numër lajmesh të shkruara nga futbollistët në “The Players’ Tribune”, Pato u përpoq të korrigjonte disa nga besimet që të tjerët kanë për karrierën e tij.

“Pra, mendoj se është koha për t’i rregulluar gjërat, tani jam 32 vjeç, jam i lumtur, jam në formë dhe nuk jam i hidhëruar për asgjë dhe askënd”, vazhdoi ai.

“Gjëja e parë që duhet të kuptoni është se unë u largova nga shtëpia shumë herët, ndoshta shumë herët. Vjen dita e madhe dhe ne jemi në provë në Internacional, shansi i jetës, arrijmë atje dhe babai im e kupton se nuk mund të përballojë një hotel të duhur, çfarë bën ai? Ai na regjistron në një hotel seksi.”

Zgjedhja e Milanit ndaj Barcelonës dhe Real Madridit

Megjithatë, kur Pato përfundimisht u largua nga Brazili pasi fitoi Kupën e Botës për Klube me Internacionalin, ai kishte zgjedhjen e tij të klubeve evropiane, por ai zgjodhi AC Milanin në vend të dy gjigantëve nga LaLiga Santander.

“Pas kësaj mund të kisha shkuar te Barcelona, ​​Ajax, Real Madrid”, deklaroi ai.

“Pse Milani? Epo, më lejoni t’ju bëj një pyetje. A keni luajtur ndonjëherë me atë ekip të Milanit në PlayStation? Ata ishin jorealë!! Kaka, Seedorf, Pirlo, Maldini, Nesta, Gattuso, Shevchenko, ata sapo kishin fituar Champions League, Milani ishte ekipi në atë kohë. Isha se kur është fluturimi tjetër? Carlo Ancelotti më çoi në dhomën e ngrënies “Ky është Pato, sulmuesi ynë i ri”, të gjithë u ngritën për të më shtrënguar dorën. Secili,  Ronaldo, Kaka, Seedorf…”.

Suksesi i shkoi në kokë Patos

Siç ndodh me shumë talente të rinj, suksesi i menjëhershëm në Milano i la brazilianit ndjenjën sikur kishte arritur majën.

“Më pëlqeu vëmendja, doja të flisja për mua, por e dini çfarë ndodhi? Fillova të ëndërroja shumë, imagjinata ime po më merrte në të gjitha llojet e vendeve,” vazhdoi ai.

“Në kokën time po mbaja tashmë Topin e Artë. Është shumë e vështirë të mos prekem, gjithashtu kisha vuajtur si dreqin për të arritur atje. Pse të mos e shijoja? Pastaj në vitin 2010 fillova të dëmtohesha gjatë gjithë kohës. Humba besimin në trupin tim, u frikësova se çfarë do të thoshin njerëzit për mua, do të shkoja në stërvitje duke menduar se nuk mund të dëmtohesha dhe nëse do ta bëja, nuk do t’i tregoja askujt. Edhe unë shkova në rrugën e gabuar. Pas qëndrimit në Kinë isha ende beqar, ndaj vendosa të shijoja lirinë time. Shkova në Los Anxhelos. Doja hotelin më të mirë, makinën më të mirë, festat më të mira. Përfundova në këtë vend ku një vajzë po gërhiste pranë meje. Papritur m’u duk “Çfarë po bëj këtu?” Kjo nuk ishte ajo që doja. Ishte një botë boshe. E pyeta një mik: “A do ta kaloj vërtet pjesën tjetër të jetës sime vetëm?”

Në atë moment, Pato ndryshoi rrugë dhe takoi një mikeshë të vjetër Rebeka, e cila tani është gruaja e tij.

“Që atëherë kam jetuar në një realitet tjetër,” tha ai.

“Por këto gjëra ndodhin në kohën e Zotit. Unë jetoj vetëm për sot. Pjesa tjetër varet nga Ai.”/Perkthyer nga Hergi Llupi


Shtuar 2.06.2022 09:50