Në krye të detyrës, ndërron jetë Komisari në Policinë e Tiranës

Ditën e sotme është ndarë nga jeta, në krye të detyrës, Komisar Edi Veli, shefi i Seksionit të Organit Administrativ Shtetëror, pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

Vdekja e e komisarit ka ardhur si pasojë e një arresti kardiak.

Komisar Edi ka dhënë kotributin e tij të paçmuar, në kryerjen me profesionalizëm të detyrës. Karriera e tij  forcohet edhe më tepër si Polic i Qarkullimit Rrugor.

Një ngushëllim ka ardhur edhe nga Policia e Tiranës për humbjen e kolegut të tyre./albeu.com