Portieri i Spezias pëson dëmtim “horror”, humbet Kupën e Botës (VIDEO)

Portieri i Spezia-s dhe i kombëtares polake të futbollit, Bartlomiej Dragowski, ka pësoi një dëmtim të tmerrshëm në këmbë në ndeshjen e djeshme kundër Veronës dhe për fat të keq është hequr nga lista e kombëtares për Botërorin e Katarit.

Portieri 25 vjeçar u dëmtua pas një përplasje me sulmuesin kundërshtar Lasagna dhe ndonëse ishte më i shpejtë në duel dhe kapi i pari topin, kundërshtari nuk mundi të shmangë këmbën e shtrirë dhe një kombinim rrethanash fatkeqe çuan në thyerjen e këmbës së tij.

Lojtarët kur u afruan dhe panë këmbën e portierit polak vendosën duart në kokë të tmerruar nga dëmtimi i rëndë./ h.ll/albeu.com