Emigrantë në makinë, policia i prish planet dy të rinjve në Devoll

Dy persona nga Tirana janë arrestuar në Devoll, pasi u kapën duke transportuar tre emigrantë të paligjshëm. Në kudër të operacionit “Perimetri” policia vuri në pranga shtetasit E. SH., 36 vjeç dhe K. M., 18 vjeç.

“Dy shtetasit e mësipërm, u kapën nga forcat policore, mbi fshatin Poloskë, Devoll, duke transportuar me mjetin furgon tip “Benz” tre emigrantë të paligjshëm, të cilëve kundrejt fitimit iu kishin premtuar kalimin e tyre drejt vendeve të BE-së”, thuhet në njoftimin e policisië.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve, kryer në bashkëpunim”.


Shtuar 6.09.2020 09:04