Abuzimi me ushqimin tek “Zyber Hallulli”, reagon Meta: Banda e “Rilindjes” ka vënë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë

Kreu i Partisë së Lirisë Ilir Meta ka reaguar sërish pas rastit të denoncuar nga KLSH për abuzimet me ushqimin në shtëpinë e fëmijës “Zyber Hallulli”.

Komentet Meta i bëri pas deklaratës së deputetes Ina Zhupa, teksa thotë se mbështetet reagimin e PD, duke shtuar se banda e rilindjes ka arritur deri aty sa të fusë duart në bukën e fëmijëve.

Statusi:

Skandali i vjedhjes së racioneve të ushqimit për fëmijët jetimë në Shtëpinë e Fëmijës “Zyber Hallulli” në Tiranë është në kufijtë e të paimagjinueshmes.

Banda e “Rilindjes” ka arritur deri aty sa të verë dorë tek buka e gojës së fëmijëve jetimë.

Mbështes dhe vlerësoj deklaratën e deputetes së PD, znj. Ina Zhupa sot pranë këtij institucioni./albeu.com/