Krimi në Tiranë i paralajmëruar? 43-vjeçari kishte kërcënuar më parë vëllanë dhe kunatën, prej disa kohësh nuk flisnin

Krimi i dyfishtë që tronditi Tiranën me sa duket ka qenë i paralajmëruar.

Roland Sinani vrau me armë zjarri kunatën e tin (nusen e vëllait) Migena Sinani dhe më pas veten.

Ngjarja e rëndë ndodhi në orën 04:00 në mëngjesit në Shkozë.

Sipas burimeve, autori prej vitesh nuk fliste më të vëllanë dhe kunatën.

Ai jetonte tek “Markata e peshkut”, dhe shpeshherë paralajmëronte se do ta kryete krimin.

Këtë të shtunë pasi vrau Migenën, nënën e dy fëmijëve, ai ka dalë në rrugë para portës ku ka qëndruar për disa minuta dhe më pas ka shtënë dy herë në ajër, e ndërsa herën e tretë qëlloi për vdekje veten e tij.

Burri i 37-vjeçares dhe vëllai i autorit të dyshuar punon si taksist dhe mësohet se kur ka ndodhur ngjarja s’ka qenë në banesë.

Ajo që e bën më të rëndë ngjarjen është fakti që 37-vjeçarja ishte në krevat me fëmijën e saj të mitur, 2 vjeç, kur i kunati hyri në dhomën e gjumit dhe e qëlloi për vdekje.

Fëmija tjetër, 4 vjeç ishte në dhomë me gjyshërit të cilët kanë deklaruar se nuk kanë parë asgjë pasi ishin në gjumë.

Policia ka sekuestruar armën e zjarrit dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes./Albeu,com/