Ranko Escobar nga klani famëkeq “Nikshiq” u ekzekutua në mes të Beogradit, del video e autorëve

Policia serbe është në kërkim të dy personave, të cilët dyshohet se kanë vrarë Ranko Radosheviq, i njohur edhe si Ranko Esobar një ish-anëtar i një bande të njohur kriminale malazeze, të emërtuar si klani “Nikshiq”.

“Vijesti” ka siguruar video incizime ku shihen dy sulmues të maskuar, të cilët ikën me makinë pas vrasjes.

Videon mund ta shihni KËTU.

Kush është Ranko Escobar?

Ranko Eskobar drejtonte një biznes te njohur për tregtimin e makinave të blinduara.

Pikërisht një automjet i tillë është gjetur në garazhin e Marko Miljkoviqit, krahut të djathtë të Veljko Belivuk, i cili po gjykohet për shtatë vrasje dhe krime të tjera të rënda.

Emri i Ranko Escobar figuronte në një fletë pronësie të “blindëve”. Sipas informacioneve jozyrtare të Nova-s, Ranko është nga Nikshiqi dhe ka qenë i njohur për policinë në të kaluarën.

Më herët është shkruar edhe se Ranko R. ka qenë i lidhur me anëtarin e klanit kriminal Bežani, Goran Mijatoviq, i cili është vrarë në Beograd. Sipas të njëjtave informacione, Ranko R. merrej edhe me tregtimin e lëndëve narkotike, më saktë kokainë.


Shtuar 10.03.2023 10:20