U kap me 74 kilogram drogë, dënohet me 7 vite burg ish-lojtari holandez (FOTO)

Ish-lojtari i Kombëtares holandeze David Mendes da Silva është dënuar me 7 vite burg për trafik droge. Ai është shpallur fajtor për importimin e dy ngarkesave kokainë me peshë 74 dhe 105 kilogramë.

Mendes da Silva u shpall i pafajshëm për akuzën për bashkëkryerje në importin e një pakete kokaine me peshë 1300 kilogramë. Ai ishte dënuar për përgatitjen e importit në atë rast, ku dërgesa në fjalë ishte sekuestruar nga doganierët.

Mendes da Silva u zbulua se i kishte dhënë ryshfet një nëpunësi transporti, duke zbuluar vendndodhjen e kontejnerit që strehonte dërgesën e kokainës. Da Silva mori një pagesë prej 50,000 euro për dhënien e atij informacioni, ku punonjësi në fjalë mori 100,000 euro.

Përveç ndihmës për importimin e drogës në Holandë, Mendes da Silva është shpallur fajtor edhe për shitjen e tyre. Ai u arrestua në ditëlindjen e tij të 40-të në gusht 2022 si pjesë e një hetimi të gjerë të importit të drogës.

Gjatë kohës së tij si një futbollist profesionist, Mendes da Silva luajti për Sparta Rotterdam, Ajax, NAC Breda, AZ, Red Bull Salzburg dhe Panathinaikos dhe mbrojti 7 herë ngjyrat portokalli me kombëtaren e Hollandës.


Shtuar 28.07.2023 23:47