Cilat janë shtetet me më shumë rezerva të arit në Ballkanin Perëndimor?!

Sipas të dhënave të Bordit Botëror të Arit, Serbia me 38.5 tonë ar është lider në Ballkanin Perëndimor sipas rezervave të arit.

Vendi i dytë në Ballkanin Perëndimor është Maqedonia me 6.8 ton rezerva ari, e ndjekur nga Sllovenia me 3,7 tonë, Shqipëria rreth tre tonë, Bosnja dhe Hercegovina me 2,7 dhe Kroacia me dy tonë.

Mali i Zi nuk ishte në listë, por Ministria e Financave të ketij shteti njofton se rezervat e tyre të arit janë 1.2 ton, aq sa kanë marrë pas shpërbërjes së Jugosllavisë. Pra, pas pavarësisë, Mali i Zi nuk bleu asnjë gram nga ky metal.

Ndërkohë, Kosova është i vetmi vend në rajon që nuk ka rezerva të arit.

Shtetet e Bashkuara kanë rezervat më të mëdha të arit në botë me 8,133 tonë. E dyta në listë është Gjermania me 3355 tonë dhe në vendin e tretë dhe të katërt janë Italia dhe Franca me më pak se 2500 tonë. E pesta është Rusia me 2298 tonë dhe e gjashta është Kina me 2010 tonë.

Ndryshe, është interesante fakti se disa vende të pasura si Kanadaja dhe Norvegjia nuk kanë fare ar në rezervat e tyre valutore. /albeu.com/


Shtuar 24.04.2023 01:32