Aktori i mirënjohur Rasim Thaçi-Cima ka humbur betejën me COVID-19.
Lajmin e kanë bërë të ditur të afërm të tij, duke treguar se aktori nuk mundi t’i mbijetonte virusit.
Lidhur me këtë lajm të hidhur, ka reaguar edhe ish-ambasadorja e Kosovës në Ëashington, Vlora Citaku, e cila përmes një postimi në rrjetin social Facebook përkujtoi aktorin.
“Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi i cili me personazhin e tij fiktiv Cima”, ishte edhe postimi i Kryetar i Aleancës Kosova e Re, Behgjet Pacolli.
Sot na paska lënë humoristi ynë i madh Rasim Thaçi i cili me personazhin e tij fiktiv Cima, na bëri të gjithëve të…
Posted by Behgjet Pacolli on E premte, 26 Mars 2021
Ndërkohë, edhe deputeti i LVV-së, Mefail Bajqinovci ka ngushëlluar familjarët e aktorit.
Po ashtu, ish-presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga në një shkrim ka në Facebook ka shprehur dhimbje për humbjen e artistit shqiptar.
I hidhur lajmi për humbjen e artistit z. Rasim Thaçi – Cima.
Artist i cili në kohërat më të vështira na bëri të qeshim me humorin e tij.
Ngushëllime familjes, miqve dhe kolegëve.
Posted by Atifete Jahjaga on E premte, 26 Mars 2021
Rasim Thaçi-Cima ka qëndruar për 37 vite në skenë, duke bërë çdo shikues të ketë buzëqeshje në fytyrë përmes humorit dhe mimikave interesante.