Plagosi 32-vjeçarin në mes të Tiranës, prangoset njëri prej autorëve (VIDEO)

Është bllokuar nga policia edhe një automjet tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar.

Po ashtu një nga autorët, Kridens Meçollari 38 vjeç është shoqëruar në ambientet e policisë.

Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes që ka zbritur nga makina dhe është larguar në brendësi të pallateve.

Kujtojmë se i plagosur mbeti Ilir Shkurti, 32 vjeç.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë.

Fale reagimit të menjehershëm të shërbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë e mundur kapja dhe arrestimi i njërit prej autorëve të plagosjes me armë  të një shtetasi si dhe bllokimi i mjetit me të cilin autorët u larguan nga vendi I ngjarjes.

Rreth orës 19:00, në vendin e quajtur “Shallvaret” në afërsi të një bar-kafeje, dyshohet se pas një konflikti të çastit është plagosur me armë zjarri  shtetasi I. Sh, 32 vjeç, i cili ndodhet në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Si rezultat i reagimit të menjehershëm të sherbimeve  të Policisë në kohë rekord u bë kapja dhe shoqërimi në ambientet e Policisë për veprime të metejshme i njërit prej autorëve të dyshuar të ngjarjes shtetasit K. M, 38 vjeç dhe bllokimi i mjetit tip “Benz” që u përdor nga autorët për t’u larguar nga vendi i ngjarjes.

Shërbimet e Policisë janë vënë në ndjekje të autorit tjetër të ngjarjes i cili ka mundur të zbresë nga automjeti dhe të largohet në brendësi të pallateve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin e plotë të saj./albeu.com/