Trafikonin emigrantë të paligjshëm, shqiptari tregon si funksiononte skema për kalimin e “pasagjerëve” nga Belgjika drejt Anglisë (EMRAT)

Një shqiptar ka pranuar para gjykatës britanike se ai është pjesë e rrjetit që trafikon emigrantë të paligjshëm drejt Anlgisë.

5-vjeçari Banet tershana pranoi para gjykatës së Nottingham Croën se ai sëbashku me disa të tjerë me anë të varkave kalonin emigrantë të paligjshëm nga Belgjika drejt ishullit.

Ndërkohë që Arsen Feci 44 vjeç, Klodian Shenaj, 48 vjeç dhe Jetmir Myrtaj, 44 vjeç dhe irlandezi Desmond Rice, 46 vjeç, mohuan akuzat për trafik të qenieve njerëzore, dhe do të dalin sërish ara gjykatës në 24 korrik.

Tershana, Rice, Feci dhe Shenaj u arrestuan më 28 shkurt nga oficerët e NCA-së, ndërsa Myrtaj u arrestua më 15 mars.

Kjo pasoi dy arrestime më 30 tetor të vitit të kaluar, ku një burrë nga Basingstoke dhe një burrë nga Leicester u kapën kur mbërritën në bregdetin belg, tha NCA në shkurt.

Dymbëdhjetë migrantë, që besohet se ishin shtetas shqiptarë, duke përfshirë një fëmijë, u morën në paraburgim nga autoritetet belge, me një varkë të sekuestruar më vonë në Brightlingsea, Essex, tha NCA.

Shenaj, nga Broxtoëe Street, Nottingham, Rice, nga Meadowcroft, Aylesbury, Buckinghamshire dhe Myrtaj, pa vendbanim të caktuar, u lanë në paraburgim, ndërsa Feci, gjithashtu nga Broxtoëe Street, Nottingham, mbetet me kusht.

Tershana, nga Harmsworth Crescent, Hove, East Sussex, iu refuzua një kërkesë për lirim me kusht dhe do të mbahet në paraburgim deri në përfundimin e gjyqit të bashkë-pandehurve të tij.


Shtuar 17.04.2023 16:49