Nxirret nga lumi makina e familjes Pacolli, bashkë me trupat e pajetë (VIDEO)

Janë nxjerrë pas më shumë se 24 orësh trupat e pajet të familjes Pacolli nga Kosova e cila ërfundoi në lumë në aksin Shkup-Bllacë në Maqedoninë e Veriut.

Makina BMW ku udhëtonte familja Pacolli, përfundoi në lumin Lepenc, pasi u përplas me një tjetër automjet.

Kërkimet nisën prej pasdites së djeshme. Nga 4 personat që ndodheshin në automjet, u arrit të shpëtohej një 20-vjeçar i cili u dërgua në spital.

Në operacionin për gjetjen e familjes që udhëtonte drejt Prishtinës u angazhuan autoritetet maqedonase e ata nga Kosova, por edhe vullnetarë.


Shtuar 18.06.2023 19:57