Policia aksion të beftë në Korçë, kontrolle makinave, disa të ndaluar (VIDEO)

Është zhvilluar sërish aksion i beftë në Korçë nga drejtoria vendore të policisë të juglindjes, ku mësohet se janë ndaluar disa persona.

Aksioni vetëm pak minuta më parë, është zhvilluar nga efektivët e komisariatit të Pogradecit dhe forcat e ndërhyrjes së shpejtë.

Burime bëjnë me dije se janë disa persona të arrestuar në kuadër të kontrolleve për armëmbajtje pa leje dhe për drogë.

Pritet të jepen detaje në vijim nga uniformat blu, ndërsa në drejtorinë vendore po shoqërohen të ndaluarit bashkë me 2 mjetet që ata janë kapur./albeu.com


Shtuar 17.02.2022 13:41