Tragjike në Greqi, shqiptarit i bie shkëmbi sipër teksa mblidhte barishte medicinale

Një shqiptar i moshës ka humbur jetën tragjikisht në zonën e Sakës në Keratea të Greqisë.

Sipas mediave fqinje, shqiptari është shtypur nga një gur teksa mblidhte barishte medicinale në mal.

Si pasojë 40-vjecari ra në humnerë nga një lartësi prej 20 metrash, duke gjetur kështu vdekjen.

Bashkë me burrin fatkeq, në zonë kishin shkuar edhe dy të tjerë dhe kishin njoftuar shërbimet kompetente.

Ngjarja ka ndodhur në mesditë, kur papritur një shkëmb është shkëputur dhe ka rënë mbi shqiptarin, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme. /albeu.com


Shtuar 7.01.2023 19:04