Kuvendi i Berishës nesër, ambasada e SHBA ka një mesazh të fortë

Ambasada amerikane në Tiranë ka njoftuar të gjithë shtetasit e saj në Shqipëri që të shmangin tubimin e nesërm te “Air Albania” dhe të mos ndodhen në afërsi të tij.

Sipas Ambasadës, situata mund të përshkallëzoj në dhunë.

Kujtojmë se ditën e nesërme, Berisha ka thirrur Kuvendin Kombëtar të Partisë Demokratike, dhe ndoshta ky mund të jetë një mesazh nga ana e Ambasadës Amerikane, kundër mbajtjes së këtij takimi.

Njoftimi i plotë:

Alert për demonstratë; Vendndodhja: Tiranë: Stadiumi Air Albania; Data/Ora: E shtunë, 11 dhjetor 2021, ora 10:00. Ngjarja: Një tubim politik është paralajmëruar të zhvillohet në orën 10:00 të datës 11 dhjetor në stadiumin Air Albania në Tiranë. Ky tubim mund të migrojë në vende të tjera në Tiranë. Madhësia dhe kohëzgjatja e saktë e mbledhjes së pritshme nuk dihen.

Qytetarët amerikanë këshillohen të shmangin çdo tubim të madh në qytet. Ndërsa shumë ngjarje të mëdha publike mund të zhvillohen në mënyrë paqësore, disa situata mund të ndryshojnë shpejt dhe në mënyrë të paparashikueshme. Monitoroni mediat lokale për informacionet më të fundit dhe ndiqni udhëzimet e autoriteteve lokale të zbatimit të ligjit. Veprimet për të ndërmarrë: Shmangni tubimet e mëdha dhe çdo zonë ku demonstratat janë të pashmangshme ose në vazhdim. Jini të vetëdijshëm për rrethinën tuaj. Monitoroni mediat lokale për përditësime./albeu.com/


Shtuar 10.12.2021 14:53