Punë me 550 mijë lekë rrogë tek UKT, Bieta Sulo reagon pas sulmeve

Bieta Sulo ka reaguar për herë të parë në lidhje me çështjen në të cilën ajo dhe gazetarja Mira Kazhani u përfshinë.

Në një dokument Excel lexohet se Bieta Sulo është paguar 55,000 lekë si specialiste dhe Mira Kazhani 83,000 si këshilltare ekonomike.

Bieta e cila deri më tani nuk preferoi ta komentonte, postoi në Instagram-in e saj copëza nga deklarata e kryebashkiakut, duke i shoqëruar me përshkrimin:

“Për ata që dinë të lexojnë, dinë të shkruajnë dhe dinë të flasin shqip!”

Në statusin e tij sqarues, Veliaj thotë se Bieta Sulo ka qenë pjesë e UKT-së gjatë periudhës kur nuk e kishte nisur ende projektin e saj me emisionin e pasdites.


Shtuar 3.05.2020 16:02