Parashikimi i motit për datën 27 qershor 2022

Vendi ynë vijon të jetë nën ndikimin e valës të nxehtë me origjinë nga Afrika, e cila do të sjellë temperature shumë të larta në Shqipëri.

Po ashtu territori ynë do të mbetet në mbizotërimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike.

Orët me diell do të jenë të shumta por herë pas here do të ketë kalime të pakta vranësinash gjatë pasdites, të cilat më të theksuara do të jenë zonat malore.

Temperaturat e ajrit do të rriten ndjeshëm në mëngjes dhe në mesditë duke u luhatur vlerat ditore nga 15 gradë C deri në 38 gradë C.

Era do të fryjë lehtë dhe mesatare në det me shpejtësi 25km/h nga drejtimi Perëndimor duke krijuar dallgëzim të ulët./albeu.com