DOKUMENTI/ Hetimi ndaj Metës, SPAK letër gjendjes civile: Duam informacion (FOTO LAJM)

Ish-presidenti Ilir Meta ka nxjerrë një tjetër shkresë të SPAK, në kuadër të hetimit që po bën ndaj tij në funksion të procedimit penal nr.122, të vitit 2022.

Bëhet fjalë për një shkresë ku SPAK i kërkon informacion Gjendjes Civile mbi gjeneralitetet duke përfshirë edhe ndryshimet, për nevoja të hetimit të këtij procedimi penal.

“Një kërkesë tjetër serioze për karagjozët më të mëdhenj të Ramaformës”, e cilësoi Meta këtë shkresë.

Meta shtoi se shtatori po afron dhe askush nuk e ndal dot rrëzimin e Edi Ramës./albeu.com/