Aksidentohet autobusi me emigrantë në Itali, dy të vdekur dhe 18 të lënduar

Një aksident i rëndë ka ndodhur bnë Romë, pranë Fiano Romanos. Një autobus me emigrant është përplasur kokë më kokë me një mjet tjetër të rëndë.

Mediat italiane raportojnë se si pasojë e aksidentit kanë humbur jetën dy drejtuesit e autobusit dhe janë plagosur 18 emigrantë.

Drejtuesit e mjetit që humbën jetën ishin italianë, ndërsa të plagosurit janë dërguar në spital, disa prej tyre ndodhen në gjendje të rëndë. Ende nuk dihet kombësia e tyre./albeu.com

 


Shtuar 15.09.2023 08:19