Anulohet vizita e Ballës me homologun grek, shkak trazirat pas ndeshjes Aek – Dinamo Zagreb

Takimi dypalësh mes ministrit të Brendshëm të Shqipërisë Taulant Balla me hmologun grek Ionais Ikonomou është anuluar.

 

Shkak janë bërë trazirat para ndeshjes Aek- Dinamo Zagreb që do të zhvillohej në Greqi. Trazirat kanë qenë të mëdha ku për pasojë humbi jetën dhe një 29-vjeçar, tifoz i Aekut.

Mesohet se në lidhje me përleshjet janë arrestuar 96 persona, mes tyre 82 kroatë, 1 austriak, 1 boshnjak, 1 shqiptar, 1 gjerman, 2 grekë.

Gjatë këtyre përleshjeve të dhunshme janë plagosur edhe tetë persona të tjerë.

Ministri Grek i Mbrojtjes së Qytetarit Ionais Ikonomou dhe homologu i tij Shqiptar Taulant Balla do, do të takoheshin paraditen e së martës në pikën kufitare të Kakavijës, për të dhënë mesazhin se pavarësisht sezonit të pushimeve, të dyja palët kanë përveshur mëngët për të përballuar më së miri problematikat mes dy vendeve.