“Shqipëria, e 8-ta për sistemet online”, Rama: E pabesueshme që Europa nuk ka një sistem të përbashkët për sulmet kibernetike

Kryeministri Edi Rama, nga Berlini ka folur për sulmet kibernetike të Iranit në Shqipëri. Rama u shpreh se e zmbrapsën armikun ndërsa shtoi se BE duhet të ketë një sistem të përbashkët për të luftuar sulmet kibernetike.

Ai shtoi po ashtu se Shqipëria është renditur e 8-ta në Europë për digjitalizimin e shërbimeve.

“Ne u përballëm me një sulm të rëndë nga Irani në përpjekje për të fshirë të dhënat tona dhe për të shkatërruar sistemin tonë të shërbimeve online që është një sistem shumë i zhvilluar në Shqipëri. Vetëm dje në treguesin e zhvillimit digjital të Kombeve të Bashkuara Shqipëria renditet e teta në Evropë dhe e 19-ta në botë që nënkupton që kemi një sistem të sofistikuar të shërbimeve online. Mendoj se jemi i vetëm i vend në botë që jemi 100% “green” kur vjen puna për prodhimin e energjisë. Po në të njëjtën kohë, mbetemi të varur nga burimet ujore. Pra, kur Zoti nuk qan mjaftueshëm, kemi problem dhe duhet të dalim në import.  Shoh që ky është problem, sepse nuk është mjaftueshëm për të bërë deklarata duke I thënë një vendi që je në rrugën e duhur, por duhet edhe të pyesësh veten sesa këto vende po mundohen për të qenë në rrugën e duhur për të mos I lënë ata të shohin tjetërkund. Kështu ndodh dhe sulmet kibernetike. Më duket e pabesueshme që Europa nuk ka një sisteme të të dhënave dhe një sistem të përbashkët përgjigjeje për t’ju përgjigjur sulmeve. Për ta mbyllur dua të tregoj anën tjetër të historisë që ka të bëjë me njerëzit që kërkojnë azil në Britani. Qeveria britanike na kërkon t’I ndalojmë. Po si mund të vendosë rregull qeveria e Shqipërisë në kanalin anglez? Këtë se di, por ajo që di është se nëse nuk kemi sukses për të shkuar te qendra e problemit dhe vazhdojmë për të folur për Evropën demokratike, dhe veprimi I përbashkët jo vetëm për solidaritet por edhe për qëllime të përbashkëta, do të humbim. Sepse është një disavantazh i madh sepse kur autokracitë luftojnë demokracinë, lënë vetëm përballen me luftë”, tha Rama.

Kreu i qeverisë u ndal gjithashtu edhe te shqiptarët që kërkojnë azil në Britani, ku iu drejtua qeverisë së Truss duke i thënë se nuk mund të vendosë rregull në kanalin anglez./albeu.com


Shtuar 15.10.2022 11:06