10 të arrestuar në Tiranë për vepra të ndryshme penale

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit E. T., 24 vjeç, pasi gjatë kontrollit në banesën e tij, iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale sasi lënde e dyshuar narkotike e llojit heroinë, një shumë parash dhe një peshore elektronike.

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit P. T., 51 vjeç, për veprat penale “Ushtrimi i paligjshëm i veprimtarive financiare” dhe “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik”, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale bono privatizimi dhe një shumë parash, si dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë ushtrimit të detyrës.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 5 bënë arrestimin në flagrancë të shtetasit B. L., 37 vjeç, pasi ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj babit të tij.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Nr. 6 bënë kapjen dhe ndalimin e shtetasit K. A., 33 vjeç, pasi ishte i shpallur në kërkim në kuadër të operacionit policor të koduar “Autostrada”, për veprën penale “Vjedhja” kryer në bashkëpunim.

Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve:

– A. N., 47 vjeç, O. P., 40 vjeç, E. H., 29 vjeç, A. B., 49 vjeç, E. S., 29 vjeçe, pasi u kapën duke drejtuar mjetit përkatëse, në gjendje të dehur;

– K. Rr., 22 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin e tij, pa leje drejtimi.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.


Shtuar 19.02.2022 14:23