Makina përplas motorin në Durrës, një i plagosur

Një aksident ka ndodhur sot në Durrës rreth orës 17:10, ku një mjet ka përplasur një motor.

Drejtuesi i motorit është dërguar në spital, ndërsa grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur rrethanat e aksidentit.

Njoftimi i policisë: 

Durrës/Informacion paraprak

Rreth orës 17:10, në lagjen nr. 14 Durrës, një automjet me drejtues shtetasin L. B., 40 vjeç, është përplasur me motomjetin me drejtues shtetasin N. K.

Si pasojë e përplasjes është dëmtuar drejtuesi i motomjetit shtetasi N. K, i cili ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.


Shtuar 7.04.2023 17:48