Qëndroi e heshtur për dy ditë, Beatrix reagon për herë të parë pas fotos së Donaldit dhe Borës

Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas fotos që zyrtarizoi lidhjen e Donald Veshajt me Bora Zemanin.

Këngëtarja ka publikuar një sërë fotosh në Instagram ku shfaqet e veshur mjaft sensuale. Ky është postimi i parë i këngëtares që pasi Bora publikoi foton me Donaldin.

“Krejt toksinat Ramosaj ty t’i shëron”- shkruan Beatrix krahas fotove.

Fotoja e çiftit nga studioja e “Më Lër Të Flas” u bë kryefjala e mediave dhe rrjeteve sociale pasditen e djeshme (27 shtator). Të shumtë kanë qenë edhe fansat që janë lumturuar për dyshen e tyre të preferuar, por nuk munguan edhe ato që e shfytëzuan seksionin e komenteve për t’u “hakmarrë” ndaj Beatrix Ramosajt.

 


Shtuar 30.09.2022 16:20