Bilardo, Besar Spahiu kalon në 16-tëshe (FOTO LAJM)

Për shkak te situatës se Covid, në kohën kur u mbyll e gjithë bota, vazhduan të zhvillohen turne online në bilardo, ku gjithësecili lojtar luan me kamer në bilardon e tij dhe kështu, turneu Predator OnePool 10X4 po zhvillon një kampionat virtual.

Sot u zhvillua raundi i kualifikimit direkt midis Besar Spahiut, Danny Hewitt dhe Chris Akexander. Sfida u zhvillua online dhe përsëri emocionet nuk munguan.

Lojtari ynë nga Shqipëria, Besar Spahiu arrin të marrë një fitore të çmuar duke u kalifikuar për në raundin tjetër.

Spahiu realizoi disa goditje spetakolare të cilat i dhanë dhe një fitore me vlerë. Nga komentatorët Spahiu u lavdërua për saktësinë e tij por edhe nga goditja e fortë gjatë hapjes së bilave e cila ishte shumë e saktë./h.ll/albeu.com

 


Shtuar 11.12.2021 22:15