Anglia marrëveshje me Francën për t’i bërë “bllok” emigrantëve, rritet kostoja e patrullimit në brigjet franceze

Anglia dhe Franca do të rishkruajnë një marrëveshje të zgjeruar në përpjekje për të ndaluar emigrantët që kalojnë në Kanalon e Anglez me varka të vogla.

Sekretarja e Brendshme ,Suella Braverman ka udhëtuar në Paris, ndërsa pritet që të ketë rritje të kostos së patrullimit.

Nga 55 milion paund në vit në 63 milion paund dhe numri i oficerëve që patrullojnë në brigjet francize do të rritet nga 200 në 300.

Korrespondenti i BBC për punët e brendshme, Daniel Sandford tha se marrëveshja  do të pengojë më tej kontrabandistët e njerëzve që operonin në Francë, por nuk mund t’i jepnin fund tregtisë së tyre.

Qeveria britanike ka theksuar se nuk ka një zgjidhje të vetme për problemin e mijëra emigrantëve që rrezikojnë jetën e tyre duke kaluar Kanalin me varka të vogla.

Përveç oficerëve dhe patrullave shtesë, paratë britanike do të lejojnë më shumë përdorim të dronëve dhe pajisjeve të shikimit të natës, dhe gjithashtu do të shpenzohen për rritjen e qendrave të pritjes dhe largimit në Francë.

Portet franceze do të marrin investime për të rritur përdorimin e CCTV dhe ekipet e qenve zbulues për të parandaluar hyrjen e paligjshme në MB nëpërmjet kamionëve. Vëzhguesit e Mbretërisë së Bashkuar do të vendosen në dhomat e kontrollit francez, dhe vëzhguesit francezë në dhomat e kontrollit të MB, për të ndihmuar në informimin e dislokimeve të njëri-tjetrit.

“Numri më i lartë i emigrantëve që kalojnë këtë vit është fajësuar pjesërisht për rritjen e madhe të numrit të shtetasve shqiptarë që bëjnë këtë udhëtim. Deri më tani këtë vit 12,000 shqiptarë kanë mbërritur në Britaninë e Madhe duke përdorur varka të vogla, krahasuar me vetëm 50 në vitin 2020”, shkruan BBC.