VIDEO/ Grabitje me thikë në Korçë, autori i pamaskuar hyn në market dhe boshatis arkën

Një person ka kërcënuar me thikë punonjësit e një marketi në Korçë dhe ka arritur që të marrë 100 mijë lekë.

Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr.4.

20-vjeçari ka marrë paratë e xhiros ditore që ishin në kasë. Ende nuk dihet identiteti i tij, edhe pse ka shkuar për të grabitur marketin i pa maskuar.

Korçë/Informacion paraprak

Paraditen e sotme, në lagjen nr. 4, Korçë, një shtetas rreth 20 vjeç, ka hyrë në një supermarket dhe ka vjedhur një shumë lekësh nga arka dhe më pas është larguar. Shërbimet e Policisë po këqyrin kamerat e sigurisë dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorit./Albeu.com/ 


Shtuar 17.08.2023 14:05