Ervis Martinaj i zhdukur pa asnjë gjurmë, eksperti i sigurisë: Është gjallë sa kohë nuk ka kufomë

Eksperti i Sigurisë Fatjon Sofa ka thënë se Ervis Martinaj mund të jetë ende gjallë. Ai tha se për sa kohë ka një kufomë, “mbreti i lojërave të fatit” mund të jetë gjallë edhe pse nuk ka asnjë gjurmë prej tij që prej 9 gushtit të vitit 2022.

“Kjo është çështje që për aq kohë s’ka një kufomë unë e them që ai është gjallë. Aq kohë sa është ky version duhet të nisemi e nga shumë raste si ai në Itali që pas 30 vitesh në kërkim u arrestua nga policia italiane një person shumë i rrezikshëm e i kërkuar.

Nëse është gjallë patjetër një ditë do gjendet e ndalohet, por ai mund të jetë e mes nesh përreth nesh, e si ka ndodhur prej vitesh tek ne që kur s’duam ta gjejmë nuk e kërkojmë se nuk duam probleme”, tha ai.
Duke u ndalur te kontrollet e policisë në banesën e tij dhe të xhaxhallarëve, eksperti i sigurisë tha:“Sa kohë shkon për kontrolle qoftë në Vlorë e banesën e tij, presupozon që është gjallë personi. Kjo ka qenë dhe për të plotësuar atë dosje hetimore që kishte mangësi se nuk ishte bërë një kontroll në banesë dhe u bë dhe rezultuan disa gjëra që po të kishin qenë më herët do kishin gjetur më shumë”, tha Sofa për Panorama TV.

Sofa foli edhe për kontrollet në banesën e Martinajt, ku u gjetën arsenal armësh dhe uniforma policie. Ai theksoi se kërkimi është sfidë për Policinë e Shtetit.

“U gjetën uniforma policie maska fytyre armatime, mund të jenë gjurmë të ndryshme që mund të zbulojnë ngjarje të ndryshme. Nëse gjurmët te maska, te fijet e flokut, apo lekët, nëse përputhen me vrasje kriminale gjendet nëse mund të kenë ardhur nga ky grup apo të hedhë dritë mbi ca ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Kërkimi është një sfidë për policinë e shtetit por kjo sfidë s’mund të vijë me kontrolle banesash spontante por me një informacion”, tha Sofa. /albeu.com

 

 

 


Shtuar 17.01.2023 11:49