Probleme shëndetësore? Elvana Gjata ka një njoftim, anulon koncertin në Zvicër

Këngëtarja Elvana Gjata është detyruar ta anulojë një koncert në Zvicër. Ajo ka njoftuar përmes Instagramit se shkaqet shëndetësore e kanë shtyrë drejt këtij vendimi.

Përmes një postimi në Instagram, Elvana Gjata tha se i vjen shumë keq për anulimin, por do të punojnë ta bëjnë një datë tjetër në një moment të afërt.

“Na vjen shumë keq, por nuk arrijmë dot për sonte në Avalon Luzern. Shkaqe shëndetësore e bëjnë të pamundur mbrëmjen e sotme, por do të përpiqemi për të ka një datë të ardhshme sa më të afërt”, shkruan ajo.