Shuhet këngëtarja e njohur në moshën 65-vjeçare

Këngëtarja amerikane Julee Cruise ka ndërruar jetë në moshën 65-vjeçare pas problemeve shëndetësore. E njohur më së shumti për këngën e saj Falling, e cila u përdor si melodi për “Twin Peaks”, Cruise ndërroi jetë katër vjet pasi zbuloi se po luftonte me sëmundjen autoimune Lupus.

Lajmin e trishtë e bëri me dije bashkëshorti i saj, Edward Grinnan, përmes një postimi në rrjete sociale. “I thashë lamtumirë gruas sime, Julee Cruise, sot. Ajo u largua nga kjo mbretëri me kushtet e saj. Nuk ka keqardhje. Ajo është në paqe.”, ka shkruar ai.

Këngëtarja amerikane Julee Cruise ka vdekur në moshën 65-vjeçare pas një vuajtjeje me Lupus. Foto në Brit Awards në 1991

Shkaku i vdekjes ende nuk është bërë i ditur. Megjithatë, në vitin 2018, Cruise ndau në Facebook se ajo vuante nga lupusi sistemik.