Shumica e shqiptarëve duan një kombëtare futbolli të përbashkët Kosovë-Shqipëri

47.7% e shqiptarëve mbështesin idenë e një kombëtarje të përbashkët mes Kosovës dhe Shqipërisë. Të pyetur na Barometri në Euronews Albania 37.1% e shqiptarëve janë shprehur se duhen dy kombëtare të ndara.

Të pyetur se kush mendojnë se e mbështet më shumë këtë ide 26.2% e tyre janë shprehur Shqiptarët e Kosovës dhe 23.8% shqiptarët e Shqipërisë.

Ndërsa 32.4% e tyre nuk e bëjnë një dallim të tillë.

Nëse do të bëhej një bashkim i kombëtares mes dy vendeve 48.5% e shqiptarëve mendojnë se stadium duhet te ishte në Tiranë dhe vetëm 3.3% e tyre mendojnë se duhet të ishte në Prishtinë. Nga ana tjetër 34.2% e shqiptarëve mendojnë se duhet të ishin dy stadiume.