Aplinisti nga Tetova shpëton një vajzë nga rrënojat në Turqi

Alpinisti tetovar së bashku me një ekip shpëtimi sot kanë shpëtuar një vajzë nën rrënojat në një nga zonat më të goditura nga tërmeti në Turqi.

Ai ka theksuar se aksioni ka qenë i vështirë, por nuk janë dorëzuar në asnjë moment.

“Ishim dy metra larg vajzës. Po gërmonim me dorë dhe më në fund e shpëtuam. Irmak është gjallë”, thotë ai, i cili në këtë zonë ka qenë me një ekip shpëtimi nga Serbia.

Disa ditë më parë Murseli shkoi i vetëm në Turqi për të ndihmuar viktimat pas tërmetit të tmerrshëm të së hënës, i cili preku edhe Sirinë fqinje./ina


Shtuar 12.02.2023 16:08