Fishkëllima, brohoritje dhe pankarta, vazhdon debati rreth propozimit francez në parlamentin maqedonas

Është duke u zhvilluar seanca e 81-të e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë së Veriut ku po diskutohet propozimi francez për heqjen e vetos bullgare.

Opozita maqedonase, e kryesuar nga VMRO-DPMNE-ja ka vijuar edhe sot të shfaqë kundërshtinë e saj në lidhje me propozimin francez duke e shoqëruar seancën me brohoritje e vuvuzela gjatë fjalimit të deputetëve të mazhorancës. Ata dhe sot mbajtën pankarta ku shkruhej Stop Bullgarizmit, Gjuha është Identiteti, Ultimatum Jo Faleminderit, Popoulli thotë Jo Vetëdisohuni e kështu me rradhë.

Nëse Maqedonia e Veriut pranon propozimin francez, do të duhet të nënshkruhet edhe protokolli dypalësh me Bullgarinë, ndërsa kërkohet që bullgarët të përfshihen në Kushtetutë pas konferencës së parë ndërqeveritare dhe hapjes zyrtare të negociatave, por para hapjes së klasterit të parë./albeu.com