ZYRTARE/ Bayern Munich prezanton zëvendësuesin e Leva-s, 17-vjeçarin Tel

Bayern Munich ka prezantuar një tjetër afrim gjatë kësaj merkatoje, teksa bavarezët këtë herë kanë menduar për të ardhmen.

Kampionët e Bundesligës kanë prezantuar ditën e sotme firmosjen me sulmuesin 17-vjeçarë, Mathys Tel.

Ai është aktivizuar sezonin e fundit me Stad Ren, i cili mori një vëmendje të madhe nga gjigantët e Europës me Bayern që arriti ta bindte.

Tel shihet si e ardhmja e sulmit të kampionëve të Gjermanisë dhe pritet të bashkohet menjëherë me skuadrën e Nagelsmman.