LIVE/ Berisha del nga selia, niset drejt Kryeministrisë bashkë me protestuesit

Ish-krueministri Sali Berisha ka dalë nga selia dhe është nisur drejt Kryeministrisë ku pritet të zhvillohet protesta e thirrur nga ai. Mijëra mbështetës e shoqërojnë me ovacione dhe thirrje “Rama ik”.

Simpatizantët gjithashtu njëzëri shprehen duke thënë: “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”, “E duam Shqipërinë si gjithë Europa”, “O Edvin o legen, prite Salën se po vjen”.

Kujtojmë se para kryeministrisë është vendosur edhe një podium, ku pritet të mbajnë fjalën 20 persona, përfshirë Kryemadhin, Këlliçin dhe Vokshin. Ndërkohë fjalën i fundit do ta mbajë ish kryeministri Sali Berisha, i cili edhe do të mbyllë protestën. Berisha pritet të flasë për rreth 30 minuta.