Eventi përball ish-shoqet e ngushta, rindez sherrin e bujshëm mes Leonora Jakupit dhe Nora Istrefit

Dy këngëtaret e njohura, Leonora Jakupi dhe Nora Istrefi dikur ishin dy shoqe të ngushta, por sot nuk flasin më me njëra-tjetrën.

Së fundmi, ato kanë qenë bashkë në të njëjtin event dhe situata mes tyre ka qenë e tensionuar.

Sipas “Panorama plus”, në dhomat e grimit, mes dy vajzave ka pasur momente tensioni, ku nuk i kanë kursyer batutat me kunja.

E njëjta situatë është vënë re edhe në festën e organizuar pas shfaqjes.