Kjo është koha më stresuese e ditës, si e përjetojnë gratë dhe burrat

Shkencëtarët bënë një hulumtim të ri dhe identifikuan kohën më stresuese të ditës dhe në bazë të rezultateve u gjet një ndryshim në mënyrën se si gratë përjetojnë stresin në krahasim me burrat.

Siç raporton nypost.com, studimi u krye në një kampion prej 2000 britanikësh përmes OnePoll for Rescue Remedy dhe zbuloi se mëngjesi është koha më stresuese e ditës.

Konkretisht, koha stresuese është midis orës 7:23 dhe 8:43, ndërsa stresi i parë ndodh afërsisht në orën 8:18 të mëngjesit.

Sipas studiuesve, gjatë kësaj periudhe mund të ndodhin situatat e mëposhtme, të cilat krijojnë ankth:

Trafiku në rrugë
Njolla në rroba (nga kafeja, ushqimi ose make-up)
Thyerja e një objekti (p.sh. një gotë)
Zgjimi i vonuar
Njollosja e tapetit në shtëpi

Gjithashtu, sondazhi zbuloi se lodhja (46%), gjumi i keq i natës (36%) dhe një ditë e gjatë në punë (33%) ishin ndër arsyet kryesore që një person të jetë i stresuar ditën tjetër.

Kështu, katër nga dhjetë (41%) pohojnë se kanë qëndruar zgjuar natën ose se u është shqetësuar gjumi për shkak të bezdisjeve të përditshme. Në fakt, gratë në një normë prej 50%, në ndryshim nga burrat që ishin 32%.

Zëdhënësja e Rescue Remedy Zuzana Bustikova tha se më shumë se kurrë, është e rëndësishme të kuptojmë se çfarë na thonë trupat dhe mendjet tona dhe, megjithëse nuk është gjithmonë e lehtë, është jetike të vendosim zakone të mira si të hahet mirë, të vendosim një rutinë relaksimi para gjumit dhe të gjejmë kohë për të kujdesemi për veten. /albeu.com


Shtuar 9.02.2023 17:19