EMRI/ Arrestohet “bosi” që qarkullonte me drogë me vete në Tiranë

Një 30-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi është kapur me 1 kilogramë e 600 gramë kanabis.
Bëhet fjalë për Gentjan Demirin.

Uniformat blu bëjnë me dije gjithashtu se në kërkim është shpallur edhe një 35-vjeçar, si bashkëpunëtor me të arrestuarin. Pas verifikimeve, rezultoi 35-vjeçari ishte me masë “Arrest në shtëpi”.

Demiri akuzohet për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme.