21 vjeçari dhunohet mes Tiranës: Disa persona, më kapën në rrugë

Një i ri ka denoncuar në Polici se është sulmuar dhe dhunuar mes Tiranës nga disa persona.

NJOFTIMI I PLOTË:

Tiranë

Me datë 16.06.2021, shtetasi me iniciale E. M., 21 vjeç, kallëzon se në rrugën “Vëllëzërit Manastirli” e kanë goditur disa persona ende të paidentifikuar. Specialistët e Komisariatit të Policisë Nr.2, pas marrjes së kallëzimit e kanë pajisur të dëmtuarin me vendimin mjeko-ligjor dhe po punojnë për identifikimin dhe kapjen e autorëve.

 


Shtuar 17.06.2021 12:57